Haxhiu i reagon Isufajt: Pse e tërhoqe urdhërarrestin ndaj Radoiçiçit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar menjëherë Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt, i cili deklarimet e saj i quajti tendencë për të ndërhyrë në punën e sistemit prokurorial.

Haxhiu i ka reaguar Isufajt, duke e pyetur pse e tërhoqi urdhërarrestin ndaj Milan Radoiçiçit në vitin 2021.

Ajo tutje shtoi se po të mos tërhiqej ky fletarrest ndoshta nuk do të ndodhte sulmi në Banjskë.

“Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Bajnskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes!”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj pranoi se kishte tërhequr fletarrestin ndaj Radoiçiçit, megijthatë tha se nuk mund t’i tregonte arsyet.