Haxhiu për Radoiçiqin: Do të jetë në listën e kërkuarve të Interpol-it nga Kosova

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me kryeterroristin, Milan Radojçiqit, i cili ishte udhëheqësit kryesor për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se Radojiçiq do të jetë në listën e të kërkuarve të Interpol-it nga Kosova.

Sigurisht që po, Radojçiq do të jetë në listën e kërkuarve të Interpol-it nga Kosova, por për të mëritur aty, Kosova duhet të kryejë disa procedura. Nuk mund që të kritikohemi nëse shkelim ndonjë procedurë, unë jam shumë më shumë e mendimit që duhet të ndjekim secilën procedurë, e që pastaj ati të vendoset në Interpol.” – ka deklaruar ministria Haxhiu në RTV Dukagjini.

Ajo tutje ka folur edhe për mundësinë e dorëzimit të Milan Radojçiqit nga Serbia në Kosovë, duke bërë të qartë se Serbia nuk ka histori të dorëzimit të personave të kërkuar nga Kosova dhe përmendi rastin e kriminalëve të luftës, për të cilët gjykimi është bërë në mungesë.

Pra nuk do ta sjellin Radojçiqin në Kosovë, ne e dimë sepse se kanë bërë asnjëherë në asnjë rast. Edhe në gjykimin për kriminalët e luftës ne kemi bëtë gjykim në mungesë sepse Serbia si dorëzon. Por fletrreshtimi ndërkombëtar i bie që ai futet në Interpol dhe kudo që ai shkon përtej Serbisë do të zihet dhe do të dorëzohet në Republikën e Kosovës. Sigurisht që do të ketë një tendencë që ta hetoj Radojçiqin me qëllim të amnistimit të tij, mirëpo Serbia nuk ka juridiksion që të merret me hetimin e sulmit terrorist që ka ndodhur në veri të Kosovës, kjo nuk lejohet ligjërisht.” – ka thënë ajo.