Haxhiu sulmon Prokurorinë Speciale, s’e thotë asnjë fjalë për arrestimin e dy zyrtarëve të MINT dhe biznesmenin

Pas arrestimit të biznesmenit Ridvan Muharremit, të cilit Qeveria Kurti i besooi dhe i dha çasje në punë sekrete shtetërore të Rezervave shtetërore, pushteti tashmë e ka mprehur gjuhën ndaj Prokurorisë, duke ua vënë në kundërpeshë raste që ata pretendojnë se prokuroria nuk i ka trajtuar.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar duke rishpërndarë një akuzë ndaj Prokurorisë të bërë nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili pretedon se ka dy vite që ka dërguar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për një rast të pretenduar keqpëdorimi për shpronësimet në rrugën Kijevë-Zahaq.

“Njësoj kanë vepruar PSRK edhe me kallëzimin penal ndaj ish Ministrit të Drejtësisë dhe ish drejtorit të burgjeve të cilët pronën e MD ia kishin dhënë një oligarku, pa asnje bazë ligjore. PSRK pati thënë nuk ka bazë për ndjekje sepse e keni ndalur dëmin anipse dëmi ishte shkaktuar tashmë”, ka shkruar Haxhiu, duke e deflektuar temën në fjalë.

E njëjta, gjatë ditëve të kaluara nuk ka komentuar arrestimin e dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica, si dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi, i cili dyshohet se është i përfshirë në keqpërdorimet me rezerva shtetërore.