Haziri: Ky do të jetë viti më i rëndë, më kritik për Kosovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se 2024 do të jetë “viti më i rëndë” dhe “viti më kritik” për Kosovën.

Haziri tha të mërkurën në emisionin “ZEN me Artan Behramin” në T7 se Kosova duhet të zgjedhë mes dy rrugëve dhe se “ata që kanë shpëtu në 2023-ën, këtë vit s’ka shancë me shpëtu”.

“Ka me qenë viti më i rëndë për Kosovën, viti më kritik për Republikën tonë”, tha Haziri.

“Ne kemi me zgjedhë mes ecjes drejt Perëndimit, duke u bërë të barabartë me popujt sovranë, ose kemi me stagnu dhe kemi me rrëshqitë drejt një problemi të ngrirë, i cili ka me mbetë i hapur, sepse këtë e dëshiron Kurti”, shtoi ai.