Haziri “ngre alarmin” pas takimit me Lajçakun: Rrezikojmë të vonohemi në dialog

Pas takimit me emisarin Lajçak, para mediave ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

“Dialogu nuk ka opsion, është e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet. Situata mas 24 shtatorit ka ndryshu por Qeveria s’ka arritë me e kapitalizu këtë ambient të ri politik”, tha ai.

“Jemi në situatën e njëjtë si para pesë jave. Çdo ditë rrezikojmë me u vonu më shumë. Kjo nënkupton se Evropa do të jetë e preokupuar edhe me zgjedhje, pas Gazës”, tha tutje ai.

Haziri tha se dialogu ka rregulla që duhet t’u përmbahemi dhe se kjo është arsyeja pse nuk po publikohet drafti.

“Nuk kemi fol specifikisht për arsyen pse nuk po publikohet drafti. Dialogu ka rregulla kur është në fazën e negociimit. Palët në këtë proces po ofrojnë komente në këtë proces. Po e ruajnë për veten e tyre. U tha se Kosova ka pranuar edhe planin e sekuencimit dhe modelin evropian, por është çështje që procesi duhet të zhvillohet”, tha ai