“Herët a vonë do të gjunjëzohen para veprave” – Haziri kujton Ibrahim Rugovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kujtuar Ibrahim Rugovën në 18-vjetorin e vdekjes.

Haziri ka përmendur edhe faktin që sot LDK-ja nuk përmendet kur kujtohet Rugova.

Postimi pa ndërhyrje:

18 vjet kur u nda nga jeta dhe 80-vjetori i lindjes së Presidentit dr. Ibrahim Rugova.

Dikur nuk ia permendnin emrin dhe thonin që LDK është e mirë, por Rugova nuk bën.

Sot ata thonë Rugova ka qenë i mirë, por LDK nuk bën. E përmendin Rugovën, por jo LDK-në!

Herë a vonë do të gjunjëzohen para veprave të tij.

E vepra e tij është LDK dhe Republika e Kosovës.