LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi mes Kurtit dhe Jasharajt, ky është vendimi i fundit për grevën

Ka përfunduar takimi mes kryemnistrit Kurti dhe Rrahman Jasharajt nga SBASHK-u.

Nuk është arritur ende një marrëveshje përfundimtare mes palëve.

Rrahman Jasharaj tha se takimi ishte përmbajtësor, atje ku të dyja palët i treguan qëndrimet e tyre.

“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur mes këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti e ministrave Murati e Nagavci. Takimi ishte i gjatë, ne si këshill grevist ia rikujtuam kërkesat tona legjitime që i di opinioni, ata na treguan për angazhimet që kanë bërë. Takimi ishte përmbajtësor por asgjë nuk kemi ndryshme. Qeveria qëndron në pakon e prezantuar”, tha ai