Homazhet për Kadarenë, Edi Rama takon Vjosa Osmanin

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Në Tiranë për homazhe ka shkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Pqra se të hyjë në TKOB, Osmani është parë duke u përshëndetur me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.