Hoti i reagon Bislimit: Historikisht, politikanët e dështuar kërcënojnë botën demokratike me eskalim

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një reagim në profilin e tij në ‘facebook’ sa i përket deklarimit të zv.kryeministrit Besnik Bislimi sa i përket masave të BE-së dhe de-eskalimit të situatës.

Hoti ka shkruar se Kosova asnjëherë s’ka kontribuar në eskalim të situatës dhe sipas Hotit vetëm politikanët e dështuar kërcënojnë me eskalim.

Kryenegociatori Bislimi në një intervistë për KTV duke iu drejtuar BE-së ka thënë “Mos na detyroni me e eskalu situatën për ta dëshmuar që ajo ka de-eskaluar”./Express/