Hoti me kritika të ashpra ndaj “naivitetit” të Kurtit: Rezultatet e dialogut janë të dëmshme për shtetin

Deputeti i LDK-së, Advullah Hoti, ka thënë se Qeveria Kurti e ka filluar dialogun me disa dogma, duke theksuar se Kosova s’duhet të bjerë në kurthin e Serbisë dhe se “veprimet duhet të jenë më të mençura më strategjike”, siç kanë qenë në të kaluarën”.

Hoti tha se Qeveria është duke i sjellë rezultate të dëmshme shtetit të Kosovës me punën që po bëjnë.

“Një qytetar i zakonshëm mund edhe të mos i dijë proces dhe zhvillimet brenda, por rezultat në fund i ndjen dhe i sheh. Rezultatet e dialogut janë të dëmshme për shtetin e Kosovës. Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit ka ndërtuar nja ‘statut quo’ të re…”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, me Qeverinë Kurti, dialogu është kthyer në fazën e parë, në atë të menaxhimit të krizave në terren.

“Procesi i dialogut në Kosovës mund të ndahet në tri faza, faza e parë i ka adresuar çështjet e sigurisë…është faza e parë e menaxhimit të situatës në terren ka kulmuar me marrëveshjet e viti 2013… faza e dytë, pas vitit 2013 kemi pasur disa marrëveshje deri në vitin 2016-17 për normalizim të marrëdhënieve, pra menaxhimi i krizës dhe pastaj menaxhimi i marrëdhënieve për lëvizje të lirë të mallrave, dokumentacione e të tjera… dhe faza e tretë që ka filluar me qeverinë që kemi qenë ne, kur ka filluar procesi për njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve.