Hoti për Lumir Abdixhikun: Vendimmarrja e tij brenda partisë lë për të dëshiruar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është pyetur në emisionin “Pressing” në T7 rreth raporteve të tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Gazetari Leonard Kërquki ka adresuar pyetjen duke marrë për bazë qëndrimet autonome të Hotit në opozitë dhe ndikimin e tyre në raportin me kryetarin e partisë.

“Cilat janë raportet tua me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Për shkak se nëse shohim në profilin e juaj, keni qëndrime autonome të të bërit opozitë dhe një llojë hatërmbetje mes jush dhe tij ndihet në ajër?” – ishte pyetja e gazetarit Kërquki drejtuar deputetit të LDK-së.

Hoti, duke sqaruar raportet e tij me Abdixhikun, ka theksuar se nuk i interpreton ato si një formë hatërmbetjeje. Megjithatë, ai ka shtuar se menaxhimi i tij me partinë, koordinimit dhe harmonizimit të vendimmarrjes brenda LDK-së “lë për të dëshiruar” në kuptim të “debatit të brendshëm që duhet të kemi në mënyrë që të vijmë deri tek qëndrimet që duhet të mbajmë si grup parlamentar”

Ish-kryeministri i Kosovës ka theksuar më tej nëvojen për debat të brendshëm dhe ka treguar se mbetet i përkushtuar në të bërit opozitë konstruktive.

Ai ka theksuar se mbetet ndër deputetët më aktivë në Kuvendin e Kosovës duke u argumentuar në përputhje me orientimet e LDK-së.

Përgjigja e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti:

“Ai e ka punën e tij dhe e ka për obligim dhe e ka për dëtyrë që të menaxhoj partinë. Politikat e partisë, politikat e grupit parlamentar, të arrijë koordinimet dhe harmonizimet e brendshme në vendimmarrje të partisë e cila gjë duhet thënë që lë për të dëshiruar rreth debatit të brendshëm që duhet të kemi në mënyrë që të vijmë deri tek qëndrimet që duhet të mbajmë si grup parlamentar.”

“Unë besoj se jam ndër deputetet më të zëshëm në të bëri opozitë konstruktive të argumentuar, në përputhje me orientimet që i ka LDK-ja, edhe si ekonomist edhe si deputet.”