Hoti për Qeverinë Kurti: Për tre vite të qeverisjes, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ngritur një shqetësim në lidhje me ekonominë e vendit, ai ka thënë se rënia ekonomike po vazhdon gjatë gjithë mandatit të Qeverisë Kurti dhe se rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta.

‘’Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin.

Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet.’’

Tutje deputeti i LDK-së, ka thënë se në këto tri vitet e qeverisë nuk ka asnjë politikë ekonomike që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm.

Postimi i plotë:

Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin.

Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet.

Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë. E gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo zhvillim.