Hoti ‘thumbon’ Kurtin: E kurthoi Kosovën në marrëveshje pa njohje, e liroi Serbinë nga ky kusht

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se Kosova s’e pranon kushtëzimin për anëtarësim në Këshill të Evropës në këmbim të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Deputeti i LDK-së i ka bërë një përmbledhje veprimeve dhe vendimeve të Qeverisë Kurti lidhur me procesin e negociatave dhe të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ai ka shkruar se Qeveria Kurti i ka bërë dëm të madh dhe afatgjatë procesit të integrimit euro-atlantik të vendit dhe e ka kurthuar Kosovën në një marrëveshje pa njohje dhe që e liron Serbinë nga një obligim i tillë në rrugën drejt BE-së.