Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka treguar për bisedën që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe komunitetin e biznesit.
Ai ka thënë se tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria po ndikojnë negativisht në klimën e investimeve në Kosovë.
”Mori pjesë sot në një bisedë të rëndësishme mes kryeministrit Kurti dhe liderëve të biznesit për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat. Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.
Në Veriun e Kosovës tash e më shumë se një muaj ka tension. Odat ekonomike kanë thënë vazhdimisht se kjo e ndikon negativisht ambientin e të bërit biznes.