Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës.
Hovenier ka shkruar në “X” se kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme demokratike.
“Gëzuar Dita e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë vendosur në kushtetutën e tyre vendosmërinë për “të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend të lirë, demokratik dhe dashamirës të paqes, që do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve të saj…”, ka shkruar Hovenier.
Ambasadori ka theksuar se janë krenar për mbështetjen që i japin Kosovës dhe popullit të saj.
“Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë ndërsa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.