Ditën e sotme, gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj dyshohet se është vetëvrarë, pasi u hodh nga kati i katërt i banesës së tij.
Për vdekjen e 60-vjeçarit ka reaguar hoxha nga Tirana, Ahmed Kalaja, ku përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se i ndjeri Myftaraj ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve, shkruan Reporteri.
Postimi i plotë:
I mbeti ëndrra pa realizuar…
Lajm i darkës së Arafatit quhet ky…
Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij.
Ky ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen ne Turqi a arabi?!
Madje ligjëronte çdo lloj forme spastrimi ndaj tyre…
Madje kishte kallëzuar Kuranin në prokurori…
Nuk lejohet të shahet i v dekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungesë niveli por mund të bëni dua alejhi!
Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK!
Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat!