Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se rreziku është aktiv, derisa grupi i Radoiçiqit vazhdon të qëndrojë në kufi të Kosovës.
Ai tha se kanë vërejtur lëvizje të forcave serbe në kufirin e vendit, për çka shtoi se i kanë monitoruar në bashkëpunim edhe me KFOR-in dhe EULEX-in.
Ai nuk komentoi deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, veçse shtoi se në afërsi të kufirit të Kosovës ka pasur lëvizje të forcave serbe.
“Tash ne nuk mundemi me i komentu definimet e subjekteve politike në këtë rast edhe të kryeministrit. Ajo se çka mundemi me thënë është se Policia e Kosovës i ka kapacitetet e veta edhe në funksion edhe të ngritura në nivelin më të lartë të gatishmërisë me qëllim që çdo sulm, tentativë, stabilizim të vendit me i dal ballë dhe me e kry detyrën me sukses. Ka pas lëvizje të forcave serbe në kufi të Republikës së Kosovës ne i kemi vërejtur dhe i kemi monitoruar. Faktikisht ne jemi duke punuar me KFOR-in dhe EULEX-in atje kemi batoni të përbashkëta KFOR-i ka shtuar prezencën e vetë dhe me ushtarët atje dhe me teknikë kështu që duhet me shpresu që të mos kemi telashe serioze. Sidoqoftë derisa Radoiçiq dhe grupi i tij terrorist vazhdon të jetë i lirë dhe vazhdon të qëndrojë në kufi të Kosovës rreziku është akoma më aktiv”, u shpreh Hoxha pas përfundimit të Komisionit”, tha Hoxha pas raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.