Hoxha e akuzon opozitën: I bllokoi 370 milionë euro si hakmarrje e ndëshkim për qytetarët

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku kishte përplasje mes pushtetit dhe opozitës.

Z. Hoxha ka bërë një akuzë të rëndë në drejtim të opozitës kosovare, pra kundrejt PDK-së e AAK-së, të cilat nuk i votuan dje marrëveshjet ndërkombëtare.

Sipas Hoxhës, “opozita në Kosovë bën opozitë ndaj Kosovës”.

“Opozita në Kosovë bën opozitë ndaj Kosovës.

Kjo opozitë po i bllokon rreth 370 milion euro si hakmarrje e ndëshkim për qytetarët. VETËVENDOSJE kur ka qenë në opozitë të gjitha marrëveshjet financiare i ka votuar, diku nga 370 marrëveshje vetëm 3 nuk i ka votuar.” – shkroi z. Hoxha.