Hoxhaj takon Presidentin e ri të Finlandës, e falenderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën treditore të Sigurisë në Mynih, sot ka takuar edhe Presidentin e ri të sapo zgjedhur të Finlndës, Aleksander Stubb.

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e tretë të Konferencës për Siguri në Mynih, takoi Presidentin e sapo zgjedhur të Finlandës Aleksander Stubb, të cilin e falenderoi për miqësinë me Kosovën.

“Kënaqësi e veçantë të takoj dhe bisedoj me Presidentin e sapo zgjedhur të Finlandës 🇫🇮, Aleksander Stubb, një lider inspirues dhe një mendje gjeopolitike. E urova për përgjegjësinë e re shtetërore dhe e falenderova për miqësinë me Kosovën 🇽🇰!”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj, mëngjesin e sotëm u takuar gjithashtu edhe me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, siç u shpreh Hoxhaj, “dikur si ministër i jashtëm i Letonisë, mbeti gjithnjë një mik i Kosovës në secilën përgjegjësi shtetërore që kishte”.

Gjithashtu, mëngjesin e sotëm, Enver Hoxhaj u takua edhe me deputetin e Bundestagut Gunther Krichbaum, me të cilin tha se patën diskutim rreth bashkëpubënimit në mes Kosovës dhe Gjermanisë.