Humolli i ashpër me Kurtin: Po punon kundër interesit të Kosovës

Gjatë një interviste, Fatmir Humolli, deputet i Kuvendit të Koosvës, ka qenë i ashpër me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.

Sipas Humollit, Kurti po punon kundër interesit të Kosovës.

“Albin Kurti në radhë të parë e ka mashtruar vetveten, i ka mashtruar qytetarët tanë, e ka mashtruar botën demokratike edhe e ka mbyll derën që miqtë potencial me na ndihmua. Nuk mundet dikush me të ndihmu kur ti je në kundërshtim me vetveten. Kurti po punon kundër interesit të Kosovës, është kundër zhvillimit, kundër të gjitha kategorive shoqërore”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Tutje, ai ka pasur kritika edhe për platformën politike të VV-së.

“Nuk e ka ndërtuar një platformë të qartë politike se si do të ecë, kah do të shkojë. Këtë platformë nuk e ka treguar në Kuvend, por as miqve potencialë tonë që me ndertu një raport partneriteti. Për fat të keq ne nuk kemi ndërtua një platformë, përkundrazi është një platformë e degraduar – antipërparuese”, ka shtuar ai.