Dy ditë më parë, policia dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zhvilluar një aksion ku janë mbyllur gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore në veri.
Aty janë konfiskuar një shumë e konsiderueshme e parave në mesin e tyre 1.6 milionë euro dhe mbi 74 milionë dinarë, që bëjnë rreth 638 mijë euro.
Ky operacion policor ngjalli reagime tek faktori ndërkombëtar, që këtë zhvillim e quajtën të pakoordinuar.
Ish-deputeti, Fatmir Humolli, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se qeveria duhet të kërkojë që mos të koordinohen ndërkombëtarët me Serbinë kundër Kosovës, ata duhet të deklarohen se a kanë rregulla të njëjta për të gjithë apo vetëm për Kosovën.
“Qeveria duhet të kërkojë që mos të koordinohen ndërkombtarët me Serbinë kundër Kosovës. Ndërkombëtarët duhet të deklarohen se a kanë rregulla të njëjta për të gjithë apo vetëm për Kosovën”, tha ai.
Tutje, deputeti thekson se qeveria duhet të koordinohet vetëm me faktorin shqiptar, pastaj së dyti me miqtë ndërkombëtarë.
“Nese janë me Serbinë, le te deklarohen. Le ta dijë populli ynë saktë. Qeveria duhet me u kordinu vetëm me faktorin shqiptar, së dyti me miqtë tanë ndërkombëtarë”, përfundoi Humolli