Hykmete Bajrami: Kurti po bën lojëra në Veri, pikën e sovranitetit atje nuk e ke

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami tha në Pressing në T7 se kryeministri Kurti po bën “lojëra” në Veri.

“Z.Kurti është duke bërë lojëra në veri dhe është duke luajtur me emocione dhe me populizëm patriotik. Përndryshe pikën e sovranitetit atje s’e ki”, tha Bajrami në Pressing, transmeton Express.

“Për herë të parë, qeveria e Kosovës shihet me veprimet e veta sikur qeveri kundër komunitetit serb. Mua nuk më vjen mirë që është portretizu si e tillë”, u shpreh ajo.

“Nuk po ka shtrirje të sovranitetit, nuk mbahen territoret me ushtri e polici”, tha ajo.