Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Policia ka ndaluar një person në Leposaviq, pasi i njëjti kishte hyrë ilegalisht në Kosovë nga Serbia.

Rasti ka ndodhur të shtunën, pas orës 23:30.

“Njësiti policor afër vijës kufitare gjatë vëzhgimit kanë ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili nga territori i Serbisë ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/