Hyrja e forcave serbe në vendin tonë, ish-drejtori i i Policisë: Do të doja t’i shihja 4 a 5 të vrarë

Një deklaratë tejet e fortë ka ardhur nga ish-drejtori i Policisë së Kosovës, aktualisht deputet nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj.

Ky i fundit, teksa komentoi rrëmbimin e tre policëve kosovarë nga ana e forcave serbe, shtoi se do të dëshironte që t’i shihte katër a pesë të vrarë.

Në një paraqitje në T7, ai plot besim pohoi se duke llogaritur faktin që ata kanë hyrë me forcë në republikën tonë, atëherë do donte tre a katër që të mos ngriteshin më.

“Kisha pas qejf me pa që kjo të mos kishte ndodhë, në aspektin e përdorimit të forcës. Në aspektin e përdorimit të forcës, kisha pas qejf me pa që nëse këto forca nuk ishin tërheq nga shteti i Kosovës, kisha pas me i pa tre a katër mos me u çu më kurrë, po them me haptaz kisha pas qejf me i pa nja katër a pesë të vrarë aty. Po them se ka hyrë brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Qalaj veç tjerash.