I dyshuari në Mitrovicë të Veriut shpërfill policinë, shkel urdhrin mbrojtës dhe rrah një grua

Gjatë mbrëmjes së djeshme është sulmuar nga një person, një femër në shtëpinë e saj.

Edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, viktima është sulmuar nga i dyshuari, mashkull, ku i janë shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtime mjekësore, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit policor, i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është nën hetime.

Në njoftimin e policisë thuhet:

DHUNË NË FAMILJE /SHKELJE E URDHRIT MBROJTËS- Mitrovicë Veri / 21.01.2024 – 20:00. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se përkundër se kishte urdhër mbrojtës nga gjykata në shtëpinë e saj ka shkuar i dyshuari mashkull kosovar dhe kishte sulmuar fizikisht viktimen femer kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedure hetimore.