I dyshuari për skandalin financiar në Slloveni, Ambasadori Berishaj krah Presidentes në Kroaci

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë dy ditore në Kroaci, shkruan Gazeta Express.

Atje Osmani është parë sot nën shoqërinë e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në një postim në “story” në Instagram, Osmani ka postuar edhe disa fotografi, në mesin e të cilave shihet edhe ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Kjo fotografi është bërë gjatë ndarjes post mortem, të Medaljeve Presidenciale të Meritave albanologut e historianit kroat, Milan Shuflaj, Vinçenc Gjinit, kompozitor, pedagog dhe figurë e shquar e muzikës shqiptare dhe Shime Deshpalit, muzikolog dhe shkrimtar shqiptar i Arbneshit të Zarës.