Një grua është vrarë të martën në Pejë, vrasjen dyshohet se e ka kryer bashkëshorti i saj me inicialet E.L.
Sipas Klan Kosovës ai kishte qenë i dënuar për dhunë në familje në vitin 2021.
Sipas këtij mediumi ai ishte dënuar me 400 euro.
Instituti i Mjekësisë Ligjore është në pritje për ta marrë trupin e viktimës, teksa i dyshuari tashmë është arrestuar
“Vrasja ka ndodhë në qendër të Pejës në banesë. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë Shkodran Nikçi.