Bedri Krasniqi ka qenë një prej personave më të përfolur gjatë javëve të fundit.
Kjo për shkak se i njëjti, ani pse vazhdon të vuajë dënimin për një rast të vrasjes dhe një rast të kidnapimit, u bë viral me deklarat e tij në gjyaktë, ku po gjykohej për një rast tjetër të vrasjes të një polici kosovar dhe një të UNMIK-ut.
Në një rast gjatë seancave gjyqësore, Bedri Krasniqi ka rrëfyer se si kur ka qenë fëmijë ka dëshmuar dhunën e policisë serbe ndaj babait të tij.
Kur i kishte mbushur 17-vjeç, Krasniqi iu bashkua radhëve të UÇK-së dhe ka deklaruar se ka vrarë rreth 30 policë serbë në një aksion të UÇK-së.
Lajmi.net ka siguruar edhe fotografi të rralla të Bedri Krasniqit në UÇK, e që duket se është në moshë të re.
Ndiqni videon për të parë fotot: