I riu në Prishtinë ther me thikë vëllain dhe arratiset, Policia vihet në ndjekje të tij

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë vëllain e tij.

Brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje për tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve që dyshohet se i kishte marrë nga një mjet i mprehtë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës dhe babait të tyre.

I dyshuari akoma nuk është kapur pasi është arratisur pas kryerjes së veprës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.