Ia harruan fashën në trup, pastaj i thanë se kishte tumor: Pacienti kosovar nis betejën ligjore me spitalin privat

Një qytetar po i akuzon mjekët e një spitali privat në Prishtinë se pas operacionit ia harruan fashën në trup.

Drama shkon edhe më tej. Pacienti thotë se pas 7 muajve me dhembje e me fashë në trup, shkon sërish për trajtim në spitalin privat. Këtë herë ai thotë se mjekët i thonë se ka tumor në zorrë të trashë.

Me këto shqetësime ai shkon në QKUK ku mjekët konstatojnë se nuk ka tumor, vecse në trupin e tij i ka mbetur një fashë si pasojë e operacioneve të mëhershme.

Nacionale ka intervistuar pacientin, poashtu ka marrë qëndrimin e doktorit të spitalit privat si dhe të Odës së Mjekëve.

Në rast është përfshirë edhe prokuroria e shtetit. Ndiqeni rrëfimin traumatizues për këtë çështje.