Ia mori të dëmtuarës 24 mijë euro që shteti ia dha si kompensim për babanë e burgosur politik, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria në Gjilan ka ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të dyshuarin B.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Ai dyshohet se e kishte marrë autorizim nga një grua që t’ia siguronte mjetet financiare të babait të saj si ish i burgosur politik në burgjet në e Jugosllavisë.

I dyshuari i kishte kërkuar 20 për qind të shumës totale të kompensimit.