Ia vodhën veturën një personi, arrestohen dy të rinj në Istog

Policia e Kosovës në një njoftim, ka raportuar për vjedhjen e një veture në Istog.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku një dëshmitar ka njoftuar Stacionin Policor në Istog, se fqinjit të tij i është thyer dera e garazhës, ku edhe i është vjedhur vetura.

Rreth rastit janë arrestuar dy të dyshuar, M.H dhe K.V, të cilët janë ndaluar për 48 orë, shkruan lajmi.net.

Vetura është konfiskuar dhe i është kthyer pronarit.

Në njoftimin e plotë thuhet:

Arrestohet dy persona të dyshuar për vepër penale “Vjedhje e rendë” – Pejë, 25 janar 2024. Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, me datë 23.01.2024, nga një dëshmitar është njoftuar se në fshatin Lubozhdë – Istog, f’qiut të tijë i është thyer dera e garazhe s nga e cila ishte vjedhur vetura VW Passat ngjyrë hiri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes. Pas një pune intensive të hetuesve me datë 24. 01. 2024 janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: M. H. i lindur 2000 dhe K. V. i lindur 2002. Vetura e vjedhur është konfiskuar dhe i është kthyer pronarit. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48- orë.