“Idhnimi” i amerikanëve me qeverinë, a po rrezikohet blerja e armëve për FSK-në nga SHBA-të?

Top-lajm e “top-zhvillim” i muajve të fundit në Kosovë ishte armatosja e ushtrisë kosovare me armatim modern nga SHBA-të.

Sidoqoftë, veprimet e fundit të qeverisë, përfshirë vendimin për ndalimin e dinarit serb si dhe bastisjet e bëra në strukturat paralele, kanë nervozuar aleatët e Kosovës, përfshirë SHBA-në, shkruan lajmi.net.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë për RTV21, ka theksuar rrezikun që ka në raport me marrëveshjen për blerjen e armëve, situata e krijuar së fundmi.

“Unë nuk… Unë dua të përcaktoj se cili është pozicioni ynë politik: së bashku me mënyrat e tjera në të cilat kemi dashur ta mbështesim popullin e Kosovës ndërsa gjithnjë e më shumë lëviz drejt strukturave evropiane dhe euroatlantike dhe ndërsa e konsolidon gjithnjë e më shumë shtetin e tij, ne e kemi mbështetur tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me një qëllim final sipas një plani dhjetëvjeçar për të pasur një forcë të NATO-s të ndërveprueshme, multietnike të mbrojtjes territoriale. Kjo është ajo që ne e mbështesim”, tha ai.

“Ne ishim të gatshëm ta mbështesim këtë sepse besojmë se derisa Kosova po ndërton dhe mirëmban një forcë të NATO-s të ndërveprueshme dhe multietnike me këtë mision të mbrojtjes territorial kjo e forcon stabilitetin rajonal. Ne mendojmë për bashkëpunimin tonë të mbrojtjes, të trajnimit dhe pajisjes ne e shohim këtë përmes kësaj rubrike. Prandaj ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë përpjekje në lidhje me FSK-në, por mund të them sërish, ato çështje preken nga sa i fuqishëm është partneriteti ynë. Pres nga Qeveria e Kosovës që të punojë me ne për të përmirësuar dhe forcuar partneritetin tone”, tha në fund ai.