Ilir Shaqiri e Shkurte Fejza u pritën në zyre nga krerët e shtetit pas performancës në Kuvend

Sot është shënuar 26 vjetori i Epopesë së UÇK-së.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është mbajtur një seancë solemne lidhur me 26-të vjetorin e epopesë.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës para deputetëve të Kuvendit e para bacës Rifat Jashari përformuan Ilir Shaqiri e Shkurte Fejza.

Pas përformancës së jashtëzakonshme ata u pritën nga ana e krerëve të shtetit.

Kjo është bërë e ditur nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.