Imami kosovar ngrit flamurin e Amerikës në oborrin e xhamisë nën shoqërimin e himnit amerikan

Imami kosovar, Labinot Maliqi, më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së ka ngritur flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në oborrin e xhamisë që drejton në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Ngritjen e flamurit ai ka bërë nën shoqërimin e himnit të Amerikës dhe në pamjet e publikuara duket mjaftë i emocionuar.

Maliqi njihet për dashurinë e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë të mëhershme për media, Maliqi kishte thënë se ata që flasin kundër Amerikës e mohojnë edhe shtetin e Kosovës.