IML-ja kaplohet nga zjarri, punonjësit evakuohen nga ndërtesa

Sot në mëngjes disa zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë kapluar nga zjarri.

Klankosova.tv përmes burimeve mëson se punonjësit janë evakuuar nga ndërtesa derisa zyrat janë duke u djegur.

Sipas këtij burimi, bëhet fjalë për tri zyre në katin e sipërm të ndërtesës.