Infermieri nga Klina, Ritman Coli (Riki) vuan nga një sëmundje e rëndë, prandaj për kurimin e tij po kërkohet ndihmë financiare.
Ritmani duhet ta vazhdojë shërimin e tij jashtë vendit prandaj kjo do t’i kushtojë atij 150 mijë euro.
Prandaj familjarët e infermierit po kërkojnë nga të gjithë që t’i dilet në ndihmë Ritmanit për shërimin e tij që ta kalojë edhe këtë sprovë jetësore ai dhe t’i kthehet jetës normale dhe shërbimit ndaj pacientëve.