Inflacioni në botë: Ku qëndron në të vërtetë Kosova?

Kosova po përballet me rritje të çmimeve thuajse të të gjitha produkteve, teksa norma e inflacionit ka arritur në 14.1%.

Por ku është Kosova në të vërtetë në krahasim me vendet e rajonit si dhe me ekonomitë botërore? Express iu sjell shifrat nga raportimet e fundit të të gjitha shteteve të publikuara në Tradingeconomics.

Rukiqi i jep fund rrugëtimit 15-vjeçar në Odën Ekonomike, zbulon se s’do të rikandidojë për kryetar

Sa i përket grupit të 20 ekonomive botërore më të fuqishme, G20, janë tri shtete, Turqia, Rusia dhe Argjentina, që kanë norma më të larta të inflacionit. Turqia ka normë shumë të lartë prej 78.62%.

Në Evropë ndërkohë, shtetet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria dhe Rumania kanë norma më të larta të inflacionit ndërkohë që edhe shtetet tjera fqinje nuk qëndrojnë shumë më mirë. Vetëm Shqipëria ka normë gati dyfishtë më të ulët të inflacionit me 7.4%. sa i përket vendeve të Bashkimit Evropian, janë Estonia, Çekia, Polonia si dhe Bullgaria e Rumania të lartcekura që janë më keq se Kosova.

Dorëzohet Kosova, pacientët me kancer shkojnë të trajtohen në Shqipëri

Normat e inflacionit për të gjitha shtetet mund t’i gjeni duke klikuar tek ky link.