Insistimi i analistit: Vetëvendosje mund të bie në 25%

Analisti Shenoll Muharremi ka përsëritur mendimin e tij se VV-ja mund të bie në 25%.

“Është normale, asgjë e pazakont. Rritja prej 25% në 51% ka qenë momentale dhe efekt i votës ndëshkuese. Kisha me e quajt rritje artificiale e përkohëshme. Për me e mirëmbajt rritjen, duhet rritje organike. Kur diçka rritet brenda natës, rrezikon mos të ketë qëndrueshmëri. Zakonisht ashtu ndodhë edhe në jetë e biznes. Nuk mundesh vetëm me u rritë pafundësisht, nuk funksionon ashtu asgjë. Duhet korrektim i shëndetshëm, konfirmim i nivelit të pëkrahjes..”, ka shkruar ai.

Muharremi thotë se pas çdo rritje të tillë, nevojitet një konfirmim i përkrahjes së fortë.

“Niveli i parë i përkrahjes së fortë VV e ka në rajonin e 25%. Mendoj që shumica e përkrahjes 25-51% tashmë nuk e gëzon, dhe deri ne zgjedhjet e ardhshme ish dashur me e prek vlerën 25%, e pastaj momentumi i zgjedhjeve mundet me hyp sadopak”, shkruan tutje ai.

“VV duket se i ka dy nivele të forta të përkrahjes (support levels). 12% dhe 25%. Themelet më të fuqishme të VV ndoshta janë tek 12%. Ndërsa pjesa nga 12 tek 25% jane zhvilluar semi-orkanikisht nga anatemimi i gjatë i partisë nga establishmentet paraprake, mos lejini të jetë pjesë e qeverisë (aty ku më së shumti digjesh), mungesa e alternativave tjera.. 12%, 25%, 51% këto janë tri nivele strategjike të VV ku mund të osciloj vitet e ardhshme. Kulmi me 51% tashmë është arritur dhe nuk duket që do dhe mund të përsëritet më”, thotë Muharremi.

Në fund, Muharremi thotë se nëse dëshiron të sfidosh një subjekt politik, lëre le të qeverisë nē njē vend me nevojat maksimale e mundësi minimale.

Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme, pas gjitha aferave, VV do i arrij diku rreth 28%. Po mbetet të shifet kjo në të ardhmën”, përfundon ai.