Instituti i Kosovës për Drejtësi paditë Kuvendin Komunal të Prishtinës

Instituti i Kosovës për Drejtësi paditë Kuvendin Komunal të Prishtinës.

IKD pretendon që në vendimin Kuvendit të Kryeqytetit – Komunës së Prishtinës nr. 01-20/04-236518/23, i datës 26.12.2023, nuk janë aplikuar fare ose nuk janë aplikuar drejt dispozitat ligjore, në procedurë që i ka paraprirë aktit, nuk është vepruar sipas rregullave të procedurës dhe shumë të tjera.

Njoftim i plotë:

Instituti i Kosovës (IKD) ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamentin për Çështje Administrative padi për inicim të konfliktit administrativ kundër Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës.

Përmes padisë, IKD ka kërkuar nga gjykata anulimin e Vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit – Komunës së Prishtinës nr. 01-20/04-236518/23, i datës 26.12.2023, për këmbimin e pronës komunale, konkretisht parcelës kadastrale, nr. 01998-1, me sipërfaqe të përgjithshme 208318 m2 (Zona Kadastrale në Çagllavicë), dhe kalimin e kësaj prone në pronësi të Rrahman Haradinit dhe Shaban Konxhelit, me pronën, konkretisht parcelat kadastrale, nr. 00578-4, me sipërfaqe 3426 m2 (Zona Kadastrale Zllatar), me pronar Rrahman Haradinit dhe Shaban Konxhelit dhe kalimn e kësaj prone në pronësi të Komunës së Prishtinës.

Po ashtu, përmes kësaj padie, IKD ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të lartcekur të Kuvendit të Kryeqytetit – Komunës së Prishtinës, deri në nxjerrjen e vendimit gjyqësor sipas kushteve të përcaktuara me paragrafin 2 të Nenit 22 të Ligjit për Konfliktin Administrativ.

IKD pretendon që në vendimin Kuvendit të Kryeqytetit – Komunës së Prishtinës nr. 01-20/04-236518/23, i datës 26.12.2023, nuk janë aplikuar fare ose nuk janë aplikuar drejt dispozitat ligjore, në procedurë që i ka paraprirë aktit, nuk është vepruar sipas rregullave të procedurës, nuk është vërtetuar drejt gjendja faktike, apo nëse nga faktet e vërtetuara është nxjerrë konkluzioni jo i drejtë në pikëpamje të gjendjes faktike, dhe se me aktin përfundimtar administrativ i nxjerrë sipas vlerësimit të lirë, organi i ka tejkaluar kufijtë e autorizimit ligjor ose akti i tillë nuk është nxjerrë në pajtim me qëllimin e këtij ligji.

Ndryshe, IKD pati reaguar ndaj vendimit të kundërligjshëm të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës Komunale në Zonën Kadastrale në Çagllavicë me pronat e dy personave fizik në Zonën Kadastrale Zllatar, të cilit vendim i ka paraprirë propozimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, thuhet në njoftim./Arbresh.info/