Ish-ambasadori i Kosovës në Hagë: Regjimi i Serbisë mi ka vrarë 12 anëtarë të familjes, ndër ta dy të mitur

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë Gjergj Dedaj i cili është dëshmitari i 33-të (me kodin Ë03825) në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në fjalën e tij para trupit gjykues Dedaj ka thënë se regjimi i Serbisë ia ka vrarë 12 anëtarë të familjes, ndër ta dy të mitur. “Serbia m’i ka vrarë 12 anëtarë të familjes, prej tyre dy të mitur, Nikollën 15-vjeçar dhe Lindonin 14-vjeçar”, ka thënë ai.

Më tutje Dedaj tha se më 1998 tha se ka marrë pjesë në zgjedhje dhe partia e tij ka marrë gjashtë deputetë. Tha se nuk ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e as i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dedaj është ftuar nga Gjykata Speciale javën e kaluar në cilësinë e dëshmitarit.