Ish-diplomati kosovar: Janë vrarë mbi 10 personalitete në muajt e fundit të luftës, le ta thotë Gjykata fjalën e saj

Ish-diplomati nga Kosova por që ka shërbyer si këshilltar i ish-presidentit, Ilir Meta në Shqipëri, Flamur Gashi, ka komentuar punën e Gjykatës Speciale.

Ai në Euronews Albania ka thënë se deputetët e Kosovës janë kërcënuar që të votojnë për themelimin e Gjykatë Speciale.

Gjithashtu, ai ka thënë se gjatë muajve të fundit të luftës në Kosovës janë vrarë mbi 10 personalitet.

“Ditën që është votuar Gjykata, ka pasur njerëz që kanë qenë kundër votimit dhe kanë ardhur njerëz nga jashtë të cilët i kanë intimiduar dhe i kanë kërcënuar deputetët që duhet ta votojnë me patjetër Gjykatën Speciale. Gjykata ka funksionuar dhe po funksionon. Problemi është se këta zotërinjtë që janë në Hagë të dalin të pafajshëm do të dalë e pafajshme dhe pjesa e UÇK-së që kanë udhëhequr këta. Por nuk mundemi që ne mos fshihemi pas UÇK-së dhe as mos të fshihemi që të themi se nuk ka aktakuza. Janë mbi 10 personalitete që janë vrarë në muajt e fundit të luftës. Uroj të mbyllet njëherë e përgjithmonë kjo histori, të shfajësohen njerëzit.” – ka thënë ai.

Ai ka thënë se beson të pafajësia e të gjithë ish-krerëve të UÇK-së.