Ish-kryeministri britanik Tony Blair do ta vizitojë Kuvendin e Kosovës më 10 qershor

Në fillim të javës së ardhshme ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do ta vizitojë Kosovën, ku edhe do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me një fjalim me 10 qershor.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës, pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.

Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe në kohën e bombardimeve të NATO-s.

Blair konsiderohej një nga zërat më mbështetës të Kosovës atë kohë.