Ish-ministri i Drejtësisë së Shqipërisë revoltohet me këngën e Adem Jasharit në stadium: Këngë e tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin

Ish-ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ylli Manjani ka kundërshtuar këndimin e këngës kushtuar heroit Adem Jashari nga Shkurte Fejza “Mora fjalë” në stadium gjatë ndeshjeve të Kombëtarës Shqiptare.

Manjani në një intervistë me GogoCast, pyeti se çfarë pune ka kjo këngë tek Kombëtarja e Futbollit.

Tutje, ai tha se kjo këngë e perdhos figuren e Jasharit.

Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit?” u shpreh Manjani.

Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim”, shtoi ai tutje.

Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur [simbolet, të shkuarën, historinë”, tha ai.