Ish-ministri kosovar, Gashi: Barrikadat do të hiqen me 10 janar

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Kosovë, Milazim Gashi ka thënë se barrikadat do të hiqen me 10 janar.

Ai thotë se të njëjtat barrikada mund të hiqen brenda 24-orëve nëse KFOR-i do, megjithatë sipas tij misioni paqeruajtës nuk do t’i dhurojë konotacion tjetër këtij bllokimi.

Siç thotë Gashi, zhbllokimi pritet të ndodhë pas festave.

“Puna e barrikadave është punë teknike. Pasi tash jemi edhe në prag të festave. KFOR-i brenda 24 orëve me kapacitetet që i ka, do t’i largoj barrikadat. Kjo situatë do të zhbllokohet pas festave, deri më 10 janar planifikohen të largohen.

Por, s’po don t’i japain konetacion disa grupeve, sepse tash kemi të bëjmë me grupe të financuara nga Serbia. Janë të planifikuara edhe pistat që komunikojnë edhe me pjesën civile në veri. Qytetarët serb në veri janë shumë të zhgënjyer edhe me institucionet e Kosovës”, tha Gashi në Kanal10.