Ish-shefi i AKI-së: Operacioni i Policisë do vazhdojë, pastrimi i terrenit merr disa ditë

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, tha se operacioni i Policisë në Banjskë të Zveçanit do mund të zgjasë disa ditë.

”Pastrimi i terrenit merr disa ditë është çështje e disa ditëve, edhe arrestimi i sotëm që ka ndodhur do hetohet nëse është i lidhur me grupin”, tha Ramadani.

I pyetur se a vazhdon të ketë grupe të tilla të arrmatosura në territorin e Kosovës Ramdani tha se ”Nuk e di nëse janë grupe të organizuar dhe në këtë formë të tillë por që ka rrezik dhe potencial që Serbia të provoj skenarin e njëjte apo të renovuar apo të riparuar, ky poetancial ekziston”./Express