Ja çka shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe para arkivolit me trupin e Kadresë, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88 vjeçare.

Në fletoren e zisë këto janë fjalët që Kurti ka shkruar për të:

“Pikëllimi është i thellë, admirimi është i fortë. Me mall e mirënjohje, Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës”, këto janë disa nga fjalët që Kurti i shkroi në librin e ngushëllimeve për poetin, Ismail Kadare.

Pas homazheve ku morën pjesë familjarët e të ndjerit, miqtë, e liderë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, arkivoli me trupin e shkrimtarit është nisur drejt varrezave.