“Javë e rëndësishme në Strasburg”, Knaus optimist se Asambleja do të votojë pro Kosovës në KiE

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka shprehur optimizëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai pohoi se Strasburgun e pret javë e rëndësishme gjatë të cilës do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Në një video shpjeguese, ai tha se “Kosova ka pritur shumë gjatë këtë moment dhe është inkurajuar nga vota të rëndësishme në Asamblenë e Parisit javë më parë”.

“Javë e rëndësishme në Strasburg, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për anëtarësimin e Kosovës. Ka arsye për të qenë optimist se demokracia e fundit evropiane që nuk është ende në Këshillin e Evropës do t’i bashkohet së shpejti. Në interes të të drejtave të njeriut të të gjithëve”, shkruan Knaus në X.

Anëtarësimi i Kosovës nënkupton mbrojtje për kosovarët dhe serbët e Kosovës për të pasur qasje në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut dhe nënkupton njohje e statusit të demokracisë multietnike, shtoi ai.