“Jeni i paaftë për ta qeverisur këtë vend”, deputetja e AAK-së kritikon Kurtin

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për numrin e madh të këshilltarëve.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo tregon se Kurti është i paaftë për ta qeverisur Kosovën.

Nuk kanë çfarë më duhen as 35 këshilltarë, jo naj pretencioziteti intelektual timin por nashta 5 këshilltarë më mjaftojnë. 35 janë si mos të jenë asnjë, ose tregojnë një farë paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit…”, kishte deklaruar Albini në shtator të vitit 2019. Pra, më në fund po pajtohemi për diçka kryeministër, që ju jeni i paaftë për ta qeverisur këtë vend. I paaftë, sepse sot numëroni 38 këshilltarë në qeverinë tuaj. Nuk po ju pyes më a po ju vjen turp nga deklaratat tuaja pompoze sepse turpi nuk ekziston tek ju”, ka shkruar ajo.