“Jo, jo, jo; e kemi pasë përnime”: Përplasja e ashpër mes Molliqajt e Ymerit për kohën sa ishin në VV

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, dhe Visar Ymeri, analist, janë përplasur në RTV Dukagjini gjatë një debate të enjten që shkoi.

Dy ish-funksionarët e lartë të VV-së janë përplasur reth të kaluarës së tyre politike dhe kundërshtimit të marrëveshjes për Asociacionin.

“Menoj që është jo fer me ju thanë tash, që çkado që ka ndodhë atëherë, ka qenë fake (e rreme v.j.). Nuk ka qenë fake për mua Visar dhe ti e di që nuk u kanë, as për mua dhe as për shokët e shoqet e mia” – deklaroi Molliqaj.

“Qysh fake, kush tha që ka qenë fake?” – ishte ndërhyrja e Ymerit.

“Jo, the nuk e kemi pasur përnime” – shtoi Molliqaj.

“Jo, jo, jo, jo, qëndrimet tona thash unë i shoh se qëndrime si me thënë qesharake, jo që ne kemi bërë hajgare, por që ato kanë qenë të fryera kaq shumë për do çështje që janë dëshmu të jenë jo të rrezikshme” – u përgjigj Ymeri.